Kontrata e Mike Maignan me Milan-in skadon në vitin 2026 dhe klubi “kuqezi” është duke punuar për të zgjatur bashkëpunimin me portierin francez.
Mediet italiane raportojnë se te Milan janë gati për të nisur me negociatat, në mënyrë që në verë ta mbyllin këtë çështje, nxitim ky nga ana e “Djallit” për shkak se disa nga gjigantët europian kanë shfaqur interes të lartë për Maignan.
Megjithatë klubi “kuqezi” i ka ofruar portierit një pagë që shkon maksimumi deri në 4.5 milionë euro, ndërsa futbollisti francez nuk pranon një shifër më të ulët se 6 milionë euro dhe kjo është pikërisht çështja ku ngec dakordsimi mes palëve.