• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Presim një ndeshje të bukur e të fortë”, Sylivnho: Kili është skuadër me emra të mëdhenj

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e së premtes, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të sfidojnë në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, testin e parë zyrtarë para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Kilit, me “La Roja”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

“Nesër do të kemi një stadium të mbushur plot me tifozë shqiptarë dhe natyrisht do të jetë një sfidë e bukur. Doja të falenderoja gazetarin nga Kili, për pytjen që i bëri Gjimshitit, por siç tha edhe kapiteni ne aktualisht nuk po mendojmë për Evropianin. Lojtarët prej tre ditësh janë të grumbulluar dhe flasin vetëm për dy ndeshjet miqësore, ndaj Kilit e Suedisë. Dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë.

Ndërkohë kemi përballë një Kombëtare të madhe, që nuk ka në ekip vetëm një emër të madh si Alexis Sanchez, por edhe Diaz, Vargas e Perez, por nuk duhet harruar edhe që Kili është një skuadër që ka marrë pjesë 9 herë në Kupën e Botës. Është skuadër që është mësuar të luajë me emra të mëdhenj dhe sigurisht që për mua si amerikano-latin është një sfidë e veçantë, por padyshim si trajner i Shqipërisë do të jetë një emocion tjetër”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Sylvinho e Gjimshiti të matur para miqësores me Kilin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.