Tuesday, 28. April 2026
Sport

PLAY-OFF EURO 2024 LIVE/ Uellsi dhe Greqia e nisin ndeshjen me gola, mësoni rezultatet në kohë reale

GS 21/03/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshjet e sotme të fazës play-off për pjesëmarrjen në Euro 2024, kanë filluar me Gjeorgjinë e cila mundi Luksemburgun duke siguruar biletën për Rrugëtimin C të kësaj faze, Ndërsa tani, luhen 5 sfidat që do të përcaktojnë 5 skuadrat e tjera të cilat në javën e ardhshme do të ndeshen për 3 biletat e mbetura për aktivitetin në Gjermani.

topi euro 2024

Rrugëtimi A sheh sfida shumë të rëndësishme me skuadra me pretendime si Uellsi e Polonia, të cilat ishin me fat pasi kanë përballë skuadra të një niveli më të ulët, të paktën në letër.

Ndërkohë, më rivalizues duket Rrugëtimi B ku ekipet janë thuajse të të njëjtit nivel dhe ndeshjet pritet të jenë të hapura deri në minutat e fundit.

REZULTATET LIVE

RRUGA A
UELLS-FINLANDË 1-0

2′ Bruks

POLONI-ESTONI 0-0

RRUGA B
BOSNJË HERCEGOVINË-UKRAINË 0-0

IZRAEL-ISLANDË 0-0

RRUGA C
GREQI-KAZAKISTAN 1-0

9′ (p) Bakasetas

PANORAMASPORT.AL

Teilen: