Tuesday, 28. April 2026
Sport

Ukraina eliminon Bosnjën, Islanda më e mirë se Izraeli

GS 21/03/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Islandës nuk e ka pasur problem ta mposht Izraelin në ndeshjen gjysmëfinale të play-offit të Ligës B për kualifikim në “Euro 2024”.

Të enjten mbrëma, Islanda triumfoi me rezultatin 4:1 për të avancuar në finale të play-offit.

Edhe pse Izraleli avancoi i pari me anë të Zahavit (31’), Islanda u kundërpërgjigj me golat e Albert Gudmundsonit (39’, 83’, 87’) dhe Amor Traustasonit (42’) për ta fituar ndeshjen.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Ukraina e mposhti Bosnjë e Hercegovinën me përmbysje të rezultatit 2:1.

Ukraina ishte në disavantazh deri në fund të takimit, por shënoi dy gola të shpejtë brenda tre minutave për ta mposhtur Bosnjën në Zenicë.

Bosnja avancoi me autogolin e Mykola Matvienkos (57’), përpara se Roman Yaremchuk (85’) dhe Artem Dovbyk (88’) t’ia sigurojnë Ukrainës avancimin në finalen kundër Islandës më 26 mars.

Teilen: