Në një intervistë të fundit, influencuesja braziliane Caroline Celico ka thyer heshtjen e ka treguar perse e la futbollistin legjendar Kaka.
Nëna e dy fëmijëve të Kaka tha se futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.
Kaka nuk më tradhtoi kurrë, ai gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur.
Diçka mungonte. Problemi është se ai ishte shumë i përsosur për mua”, u shpreh ajo, duke hedhur keshtu poshtë historitë për tradhtinë e futbollistit, për të cilën mediat shkruanin se ishte shkaku i divorcit.
Fjalët e ish-bashkëshortes së Kakas shkaktuan një ortek komentesh dhe opinionesh kontradiktore në rrjetet sociale.
Ndërsa disa shprehën mbështetje dhe mirëkuptim për “telashin” e influencueses braziliane, të tjerë kritikuan arsyet e saj për përfundimin e martesës me një burrë që, sipas vete Caroline, ishte “shumë i përsosur”.