Si kapiten i Juventusit, Danilo Luiz, nuk nguron që të vërë fytyrën në momentet e vështira dhe pas barazimit me Kaljarin është dakord me fjalët e forta të shprehura nga trajneri i tij.
“Alegri ka të drejtë që tha se isha shumë i revoltuar me ne. Në të tilla nivele dhe kur kërkojmë të arrijmë një objektiv të rëndësishëm si Champions-i, nuk mund t’i falim një pjesë loje rivalit. Kjo ishte e papranueshme… Siç janë të papranueshme ulje-ngritjet tona të vazhdueshme. Jemi jashtë piste në këtë aspekt, por tani bëjmë mirë që të mbledhim forcat dhe të martën kundër Lacios të bëjmë një ndeshje të madhe, pasi duam finalen e Kupës së Italisë. Nuk ja justifikime”.
PANORAMASPORT.AL