Friday, 10. April 2026
Sport

Carlos Tevez i shpëton të keqes, lirohet nga spitali

GS 25/04/2024 1 Min. Lesezeit

Independiente konfirmoi se Carlos Tévez tashmë ka dalë nga spitali, pasi u shtrua me dhimbje gjoksi.

Klubi argjentinas thotë gjithashtu se ish-lojtari do të rikthehet në stërvitje këtë të enjte, transmeton GazetaBlic Sport.

Kjo ishte një tjetër frikë shëndetësore që kishte Tevez, pasi pësoi një dëmtim në kokë vitin e kaluar. Momenti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës, në banesën e tij në San Isidro, atje ku ai ndjeu dhimbje gjoksi.

Aktualisht 40 vjeç, ai është trajner i Independientes që nga vera e vitit 2023, pasi debutoi në pankinë me Rosario Central.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: