Juventusi është në finalen e Kupës së Italisë pas 3 vitesh dhe për këtë duhet të falënderojë Arkadiuzh Milikun.
Sulmuesi polak ecënme një mesatare prej 1.33 golash për ndeshje në turneun e dytëitalian për nga rëndësia (4 gola në 3 takime), ndonëse për muaj me radhë ai kishte kaluar në fund të hierarkisë së repartit ofensivbardhezi dhe kjo sepse ndoshta Masimiliano Alegri nuk ia fali atëepisod… Kartoni i kuq ndaj Empolit, në një sfidë që mund të shtynte Juventusin në +4 pikë përpara duelit direkt me Interin nëkëtë fazë të dytë, ishte një goditje e rëndë. Kjo sepse ai takim jovetëm ndërpreu serinë e fitoreve radhazi bardhezi, por mbi tëgjitha barazimi 1-1 final çmontoi totalisht forcën e një skuadre qëdukej se mund të rivalizonte për titullin deri në fund.
“Milik do të kërkojë falje me gola”, – nënvizonte bashkatdhetari i tij, VojçehShezni, pas të kuqit me Empolin dhe ndoshta ishte i vetmi qëkishte të drejtë dhe besim te Milik. Pikërisht kështu, sepse numri 14 humbi gjurmët nga Seria A, kjo edhe pas një dëmtimi muskulor që e mbajti mbi një muaj jashtë fushave, por në kupë, sa herë iudha rasti, është ai bomberi i Juves dhe njeriu që ndoshta e kashtyrë më shumë se kushdo tjetër në finale. Në të njëjtën kohë, Milik nuk është se përbën një shqetësim shumë të madh për Alegrin, mbase edhe për drejtuesit e klubit, sepse fakti që verën ekaluar kushtoi vetëm 7.5 milionë euro, polaku kartonin dhe pagëne tij e ka shlyer me 4 golat në kupë dhe arritjen në finale, ashtusikurse kualifikimin automatik për në Superkupë (vlen 10 milionëtotal). Kjo do të thotë se ndoshta për Arkadiuzh Milikun ka ardhur momenti që të kërkojë falje, të tentojë të shlyejë gabimin meEmpolin dhe mbi të gjitha pse jo, të vazhdojë trendin e tij prej bomberi të kupës dhe të jetë deciziv edhe në sfidën e fundit të”Olimpikos”.
Dhe kjo sepse në një moment që Kieza dhe Jildizjanë fikur ndërsa Ken nuk e di ende se çfarë do të thojë “gol” nëkëtë sezon, mbase Vlahoviç dhe Milik janë dy njerëzit e duhur për të kërkuar trofeun ngushëllues për Juventusin, me polakun qëkështu mund të përmbushë ndjesën e tij dhe të largohet në verëduke lënë një shenjë të rëndësishme, ndonëse prej tij, ashtu sikurseprej të gjithëve pritej shumë, por shumë herë më shumë…
PANORAMASPORT.AL