Saturday, 11. April 2026
Sport

Fazliji me padurim pret të luaj pas lëndimit

GS 25/04/2024 1 Min. Lesezeit

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, Betim Fazliji pësoi lëndim të rëndë në gju gjatë stërvitjes te St. Galleni, por tani ai është kthyer në stërvitje.

“Është shumë e bukur për mua të mbathi këpucët e futbollit”, ka thënë Fazliji për faqen e klubit.

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës këputi ligamentin e gjurit më 23 nëntor dhe që nga ajo kohë i ka munguar St. Gallenit dhe Kosovës.

24-vjeçari ka pasur rehabilitim të mirë. Ai ende është duke u stërvitur individualisht, por është i kënaqur me progresin. Fazliji ka humbur 19 ndeshje këtë edicion dhe nuk do të mund të paraqitet deri në edicionin e ardhshëm. Ai luajti 12 ndeshje në Superligë, ndërsa shënoi një gol.

“Mezi po e pres ditën kur do të paraqitem në lojë”, ka theksuar Fazliji. Fazliji u kthye në St. Gallen verën e vitit të kaluar pas një viti të kaluar në St. Pauli.

Ai me ekipin elitar të Zvicrës ka kontratë deri në vitin 2027.

Teilen: