Distria Krasniqi e ka fituar Kampionatin Evropian të xhudos, të mbajtur në Zagreb, pas një paraqitje të jashtëzakonshme të premten, në kategorinë deri në 52 kilogram.
Në finalen e Zagrebit, Distria ishte dominuese ndaj italianes Oddette Giufrida, të cilën e mposhti me wazzari, në kohën shtesë, për të konfirmuar formën e lartë në kategorinë e saj, tre muaj para se të mbahet Olimpiada.
Që nga viti 2018, kur filloi të garonte si seniore, Distria Krasniqi gjithnjë ka fituar medalje në kampionate evropiane. Vitin e kaluar ishte e treta në Evropë, në kampionatin e mbajtur Francë, derisa ky është titulli i dytë i Evropës për seniore.
Kampionia olimpike ishte e pakonkurrencë, duke i mposhtur pa problem të gjitha rivalet.
Rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytën e mposhti ukrainasen Anna Borodina.
Në rrethin e tretë, respektivisht në çerekfinale, xhudistja pejane mposhti kroaten Ana Viktorija, ndërsa në gjysmëfinale e kaloj spanjollen Ariane Toro Soler, duke e dominuar plotësisht.
Të enjten garoj edhe Flaka Loxha, por e cila u eliminua në rrethin e parë të garave, ndërsa të premten garojnë Akil Gjakova e Dardan Cena, derisa të shtunën Loriana Kuka.