Juventusi ka nevojë për një revolucion shumë të gjerë dhe merkato e kësaj vere pritet që të jetë shumë kërkuese, por edhe me shumë emra për bardhezinjtë.
Arsyeja është se lojtarët në listën e zezë të drejtorit Xhuntoli janë jo pak, por në pritje për të kuptuar e mësuar se cilët mund të jenë zëvendësuesit e mundshëm, te Juvja, siç tha vetë njeriu i merkatos torineze, është koha që të bëhen mirë llogaritë financiare dhe më pas të nisë aksioni. Dhe nga sa shkruan “calciomercato.it”, me valixhe në duar këtë verë, përveç Aleks Sandros janë edhe Mois Ken dhe Matia De Shiljo.
Largimi i këtyre 3 futbollistëve, duke menduar vetëm për pagat që ata marrin, do t’i bëjë “Zonjës së Vjetër” që të kursejë minimalisht 18 milionë euro, një hapësirë e rëndësishme në bilanc kjo, e cila mund të përdoret për ata që do të vijnë për të zëvendësuar trion e emrave të mësipërm.
PANORAMASPORT.AL