• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjithçka zyrtare, Inter forcon frontin për sezonin e ardhshëm

25/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkë me titullin e 20 kampion, “Zikaltërit” e Inter kanë siguruar edhe një tjetër “trofe”, kësaj here për repartin ofensiv duke zyrtarizuar kështu blerjen e “bomberit” iranian, Mehdi Taermi, i cili pasditen e kësaj të enjeteje ka kryer testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën që do ta mbajë për tre sezone në Milano, ku padyshim pritet të ndihmojë jo pak sulmin e kampionëve të Italisë.

“Ylli” i “Dragonjve” të Porto ka udhëtuar drejt Milanos disa ditë më parë për të kryer testet e nevojshme, ndërsa në kryeqendrën e Lombardisë ka zbarkuar edhe vëllai i tij, që po kujdeset për detajet e akomodimit duke nisur nga korriku i këtij viti, me sulmuesin, që do t’u bashkohet “Zikaltërve” me parametra zero, po në atë muaj dhe pasi mbyll gjithçk me portugezët do të qëndrojë për tre vite në Serie A, nga ku pritet të fitojë rreth 10 milionë euro në total, ose rreth 3.3 milionë euro në sezon.

Përveç sulmuesit iranian, zikaltrit pritet të zyrtarizojnë edhe firmën me mesfushorin polak Piotr Zielinski, i cili ashtu si Taremi, do të transferohet tek Inter me parametra zero, pasi i përfundon kontrata me “Blutë” e Napoli, me polakun, që pritet të firmosë për 4 sezone me kampionët në fuqi të Italisë dhe do të nisë aventurën e tij nën urdhrat e teknikut, Simone Inzaghi në muajin korrik, pas përfundimit të Kampionatit Evropian. /i.m /abcnews.al

Next Post

Tjetë miqësore për Kombëtaren shqiptare të veteranëve, në 26 maj sfidon ekipin Kosova Schaerbeek

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.