Saturday, 11. April 2026
Sport

Sipas Guardiolas vetëm këto dy ekipe janë në garë për titullin

GS 26/04/2024 1 Min. Lesezeit

Trajner i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se veç dy skuadra janë në garë për titullin e Premier Leagues.

Pas fitores kundër Brightonit me rezultat 4:0, Guardiola deklaroi se në lojë janë City dhe Arsenal, duke përjashtuar Liverpoolin.

Por, spanjolli tha se gjithçka është e mundur deri në fund, pasi ka shumë ndeshja për t’u luajtur.

“Ajo që ndodhi me Liverpoolin, dy humbje radhazi, mund të ndodhë me Arsenalin, mund të ndodhë me ne. A jo që është e rëndësishme është se ne jemi ende atje. Ka shumë lojëra për të luajtur”, tha ai.

Teilen: