Ndeshja e sotme do të jetë e 160-ta mes Interit dhe Torinos në Serinë A. Zikaltrit kanë fituar 73 ndeshje, ndërkohë që 36 janë fituar nga granadat. 50 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
* Interi ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit kundër Torinos në kampionat duke mbajtur portën të paprekur në 3 të fundit. Zikaltrit janë skuadra me të cilën Torino është përballur më së shumti në Serinë A (159) herë.
* Interi ka fituar 4 ndeshjet e fundit të luajtura në “Meazza” kundër Torinos në kampionat.
* Sfida e së dielës do të jetë mes dy skuadrave që kanë mbajtur portën të paprekur (19 zikaltrit dhe 17 Torino).
* Në ndeshjen e kaluar, Interi fitoi 0-3 në transfertë me golat e Turamit, Lautaros dhe Çalhanoglusë.
* Skuadra e Inzagit ka fituar titullin kampion 5 javë përpara fundit të kampionatit, rekord i Serisë A bashkë me Napolin në vitin e kaluar, Juventusin e sezonit 2018-2019, Interin e 2006-2007, Fiorentinën e 1955-1956 dhe Torinon 1974-1975. Zikaltrit janë skuadra e vetme që e kanë fituar 2 herë kaq shpejt.
* Interi ka shënuar në 33 ndeshje radhazi në këtë kampionat të Serisë A.
* Zikaltrit janë formacioni që ka mbrojtjen më të mirë në 5 kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon. Ekipi i Inzagit ka pësuar vetëm 17 gola, të paktën 6 më pak sesa çdo skuadër tjetër.
* Lautaro Martinez ka shënuar nga një gol në 5 ndeshjet e luajtura ndaj Torinos në Serinë A (11 ndeshje në total). Këtë sezon argjentinasi ka shënuar 9 gola në shtëpi dhe 14 në transfertë. Mund të bëhet lojtari i tretë i Interit me numra dyshifrorë brenda një sezoni si jashtë dhe brenda pas Mauro Ikardit (16+13) dhe Ibrahimoviç (13+12).
PANORAMASPORT.AL