Friday, 25. September 2026
Sport

Anglia, Tuchel vlerëson Spanjën: Sa më shumë i analizoj, aq më shumë më impresionon puna e tyre

GS 25/09/2026 1 Min. Lesezeit

Anglia është rikthyer në fushë dhe do të përballet me kundërshtarin e saj më të vështirë deri më tani. Kombëtarja angleze do të luajë në raundin e parë të Ligës së Kombeve kundër kampionëve në fuqi të Kupës së Botës, Spanjës, të shtunën duke nisur nga ora 20:45.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i përfaqësueses angleze, Thomas  Tuchel u shpreh: “Sa më shumë që analizojmë ndeshjet e fundit të ekipit kombëtar spanjoll, aq më shumë mahnitemi nga puna e tyre mbrojtëse. Ata dinë si ta menaxhojnë ritmin e lojës dhe të manipulojnë që të të bëjnë të luash poshtë nga krahët, duke filluar kështu presionin”.

“Për më tepër, ata janë gjithashtu të pozicionuar mirë përpara portës, kanë pësuar shumë pak gjuajtje. Do të na duhet të luftojmë, por gjithashtu duam të kemi momente ku mund të dominojmë. Ne kemi një strategji për të krijuar raste dhe mbi të gjitha, duhet të jemi të mirë në kuptimin e momentit të duhur për të bërë presion”.

Teilen: