• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Llapi “blindon” Amed Januzin

27/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi Futbollistik “Llapi” ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me sulmuesin Ahmed Januzi. Nënshkrimi i kontratës së re me Januzin vjen si rezultat i angazhimit maksimal të tij këtë sezon me ç’rast klubi e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij të dhënë për skuadrën, për rezultatet e arritura dhe kualifikimin në Europa Ligë.

Edhe vetë Januzi ka qenë shumë i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit, ku edhe është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.

“Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar nga klubi pasi më ofroi kontratë të re, të cilën e pranova pa asnjë hezitim dhe jam shumë i kënaqur që do vazhdoj të jap kontributin tim për ekipin e Llapit. Këtu jemi si një familje dhe e mbështesim jashtëzakonisht shumë njëri-tjetrin, si stafi ashtu edhe futbollistët mes vete. Ndjej keqardhje që nuk e arritëm titullin kampion por tifozëve të zjarrtë “Ultras Legjendat” iu premtojmë angazhim maksimal për t’i gëzuar ata me suksese si në Evropë ashtu edhe në sezonin e ri të Superligës”

Januzi është paraqitur në 32 ndeshje (30 kampionat/2 Kupë) dhe ka kontribuuar me 10 gola e 4 asistime në 1638′ minuta të luajtura.

Next Post

De Rossi: Kjo ndeshje është pikënisja për të ecur përpara, të nxjerrim mësim nga humbja ndaj Empoli-t

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.