• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti: Kemi arritur në finale me meritë, Dortmundi më befasoi kur mundi PSG-në

27/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Real Madrid, Karlo Ançeloti ka folur për “Media Open Day”, të organizuar nga klubi spanjoll në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve kundër Borusia Dortmundit, të planifikuar për të shtunën në mbrëmje në “Wembley”, duke u ndalur te temat e finales:

anceloti

“Borussia Dortmund ka lojtarë të rinj dhe lojtarë me përvojë, dhe ajo që më befasoi më shumë ishte qëndrimi dhe shpirti luftarak që ata treguan kundër PSG-së.”

Për finalen e Ligës së Kampionëve: “Le të shkojmë ta luajmë me gjithë entuziazmin në botë, që kërkon një finale. Filloni mirë javën, stërvituni mirë, jini të qetë, të sigurt. Është një javë për t’u shijuar.”

Për ADN-në e Madridit në finale : “Klubi është i veçantë në Ligën e Kampionëve, sepse ka krijuar historinë e tij me këtë kompeticion. Është diçka e veçantë për madrilenët dhe në këtë kompeticion ata janë më të fokusuar.”

Për Real Madridin, i konsideruar nga të gjithë si favorit : “Ne jemi shumë të qartë në këtë pikë. Përvoja vlen, por ne kemi një ekip që ka arritur në finale me meritë. Dy skuadrat më të mira kanë arritur në finale. Shumë janë tashmë me pushime dhe ata do ta shikojnë ndeshjen në TV.”

Për Florentino Perez : “Presidenti është shumë i qetë, gjithmonë me shumë besim… Ai na tregon shumë dashuri. Të kalosh kohë me të para këtyre ndeshjeve është shumë bukur.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Emery shpërblehet nga Aston Villa me kontratë të re

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.