• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

EURO 2024/ Ish-sulmuesi italian kritik nga zgjedhjeve të Spalletti: Kombëtarja nuk është një qendër rehabilitimi

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Italia dhe trajneri i saj Luciano Spalletti po përgatiten për Euro 2024, aty ku për të mbrojtur fronin e Kampionëve të Evropës, iu duhet të përballen fillimisht me “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë dhe më pas me Kroacinë e Spanjës, pa llogaritur kundërshtarët në fazën me eleminim direkt, që pritet të jenë tejet të vështirë.

Së fundmi një koment të shkurtër mbi zgjedhjet e teknikut italian e ka bërë edhe ish-sulmuesit Paolo Di Canio, i cili ka mbajtur qëndrimin e tij kundër grumbullimit të mesfushorit të Juventusit, Nicolo Fagioli, me këtë të fundit që ka qëndruar  8 muaj pa aktivitet sportiv, pasi u pezullua për përfshirje në baste sportive.

“Kombëtarja nuk është një qendër rehabilitimi. Fagioli u pezullua për përfshirje në baste dhe për më tepër, prej 8 muajsh nuk ka pasur mundësinë të zbresë në fushë. Mendoj se nuk duhej të ishte grumbulluar, por jam i bindur që Spalletti nuk do ta marrë në Gjermani”,- tha fillimish ish-sulmuesi i “Të Kaltërve”, i cili më tej kritikoi edhe portierin Donnarumma, teksa u shpreh se pret shumë në Europian nga mesfushori Jorginho dhe mbrojtësi i djathtë Raoul Bellanova.

“Donnarumma më ka zhgënjyer. Prisnim të ishte një Buffon i ri, por ai gabon shpesh dhe për më tepër, nuk di të luajë me këmbë. Vihet nën presion sa herë që shokët i pasojnë topin, duke gabuar shpesh. Nuk ofron aspak garanci. Jam kurioz të shoh Bellanova-n, që ka shpejtësi dhe krosime të mira. Gjithashtu pres shumë nga Jorginho, që ka eksperiencë e duhur për të udhëhequr skuadrën. Njeh mirë gjeometrinë e fushës dhe mund të jetë vendimtar me paraqitjen e tij”,- tha Di Canio. /i.m /abcnews.al

Next Post

Asnjë humbje në kampionat, Jorge Jesus rinovon kontratën me Al Hilal

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.