Saturday, 25. April 2026
Sport

Robert Gjeraj: Secili më meritor se tjetri 

GS 29/05/2024 1 Min. Lesezeit

Kryetrajneri Robert Gjeraj po e bën një punë të madhe me futbollistët e rinj të klubit Liria U21 nga Prizreni. 

Prizrenasit kanë siguruar play-off-in, që është një sukses i madh.

Liria U-21 e përmbyll stinorin me fitore duke e mposhtur me rezultat 3:2 Llapin.

“Liria ka mundur Llapin 3:2 në ndeshjen e fundit të kësaj kampanje.

Skuadra U-21, ka siguruar play-offin, dhe  do të luaj për vendin e parë në këtë garë.

Gara do të mbahet në Hajvali, në fillim të qershorit”, njofton FC Liria.

” I uroj djemt për një stinor fantastik. Uroj që edhe në play-off, të tregojnë vlerat”,  ka thënë Robert Gjeraj.

Teilen: