• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pep Guardiola nuk rinovon?! Mançester Siti, frikë për eksod

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mançester Siti ishte në prag të shkrimit të historisë duke shkuar në finalen e Kupës FA të shtunën në “Uembli”, por nuk arritën të bëhen dot klubi i parë që fiton dopietën në Angli, vetëm një javë pasi u bënë klubi i parë i Anglisë që fitoi katër tituj radhazi kampionat.

guardiola

Duke qenë se ata vinin me statusin e favoritit, dukej një formalitet që ata do të mundnin një ekip me shumë probleme si Mançester Junajtid, duke i dhuruar Pep Guardiolës trofeun e tij të 18-të në “Etihad”. Por skuadra e Erik ten Hagut prodhoi një paraqitje fantastike, duke shënuar dy herë në pjesën e parë dhe fituar 2-1 në fund dhe siguruar Kupën e tyre të 13-të të FA në histori. Nëse Siti do të fitonte, do të ishte i trofeu i tyre i tretë i Kupës FA, me gjashtë tituj kampion, katër Kupa Karabao dhe një Champions në tetë vitet e fundit nën drejtimin e Guardiolës. Ka qenë një periudhë e qëndrueshme suksesi, e parë rrallë më parë në futbollin anglez. Por pas humbjes së finales, në “Etihad” flitet gjithnjë e më shumë për fundin e epokës së Pepit.

FRIKË EKSODI – Trajneri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës në Mançester dhe sipas “Daily Mail” ai ka vendosur për të mos rinovuar përtej sezonit 2024-25, duke vendosur që të largohet verën e ardhshme. Dhe me largimin e mundshëm të tij ngrihen shumë dyshime nëse dominimit të “Qytetarëve” mund t’i vijë fundi. Sepse nga fati i Guardiolës varet edhe ai i shumë yjeve të skuadrës, të cilët janë në “Etihad” edhe sepse në stol është pikërisht trajneri katalanas.

Kevin De Bryjne, Ederson dhe kapiteni i klubit, Kajl Uoker janë përfolur të gjithë për një transferim në Arabinë Saudite, ndërsa Bernardo Silva ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë paundësh dhe ka flirtuar me idenë e largimit nga Siti në të kaluarën. Por me të ardhmen e pasigurt të Guardiolës, mund të jenë edhe një numër yjesh të tjerë që mund të rishikojnë të ardhmen e tyre në “Etihad”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dalin në shitje biletat për miqësoren e Kosovës kundër Norvegjisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.