• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Buffon: Ndeshja me Shqipërinë? Do të isha hipokrit po të thosha që është më e vështira

29/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Gianluigi Buffon, ish-portieri i Juventusit dhe tashmë menaxheri i ekipit përfaqësues të Italisë, ka folur për rrugëtimin që të kaltrit po bëhen gati të ndërmarrin në Euro 2024, duke u ndalur edhe te ndeshja e parë me Shqipërinë, që pret ata më 15 qershor.

“Do të isha hipokrit po të thosha se është më e vështira, me shumë mundësi është më delikatja, pasi ta nisnim në mënyrën më të mirë do të na bënte të gjithëve mirë”, tha ai për ndeshjen ndaj kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo.

Megjithatë, ai ka bindjen se ekipi do të jetë protagonist në këtë Europian, ku shkon me petkun e kampionëve në fuqi. “

Do të jemi protagonistë sepse na e thotë historia jonë, për të mos thënë që na e imponon.

Nuk paleti na ka sjellë një ndjenjë përkatësie të theksuar, një mënyrë pune serioze, me vështirësi që duhen përballuar për të dalë sa më mirë. Ai po mundohet që të ndajë fijen e flokut dhe atomin për t’i dhënë diçka më shumë kësaj skuadre”, tha Bufon para mediave.

Next Post

Rahoveci kampion i Kosovës në hendboll, ndal dominimin e Besës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.