Në vitin 2007, Lionel Mesi bëri fotografi me një fëmijë në dhomën e zhveshjes së Camp Nou në Barcelonë për një fotosesion bamirësie.Mesi, i cili ishte 20 vjeç, po bënte emër dhe do të vazhdonte të bëhej ndoshta më i madhi i të gjitha kohërave. Por nuk e dinte se foshnja do të bënte bujë edhe në futbollin ndërkombëtar më pak se 17 vjet më vonë.
“Pleshti” ishte duke larë Lamin Jamal, 16-vjeçarin që po pushton Europën.
Fotoja e harruar prej kohësh e Mesit dhe Jamal u rishfaq pasi babai i këtij të fundit e postoi në Instagram javën e kaluar me tekstin: “Fillimi i dy legjendave”.Fotot janë realizuar nga Joan Monfort, e cila punon si fotografe e pavarur për Associated Press. Xhirimi erdhi pasi Unicef bëri një lotari në qytetin Mataró ku jetonte familja e Lamine, tha ai.
“Ata u regjistruan për lotarinë për të bërë foto në Camp Nou me një lojtar të Barçës. Dhe ata fituan shortin,” i tha Monfort Associated Press.
Monfort tha se vetëm kur fotografia filloi të bëhej virale në internet javën e kaluar ai kuptoi se foshnja ishte Jamal.“Është shumë emocionuese të shoqërohesh me diçka që ka shkaktuar një ndjesi të tillë,” tha ai.
PANORAMASPORT.AL