• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Morata pas “Euro”-s, por Milani ka një “mal” alternativash

11/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e Milani më në fund duket se kanë zgjedhur profilin e duhur: Alvaro Morata. Për të arritur te kapiteni i Spanjës, i cili mund të çlirohet nga Atletiko e Madridit me pagesën e një klauzole lirimi prej 13 milionësh, po lëviz personalisht edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili sipas “La Gazzetta dello Sport” do ta kishte telefonuar ish-sulmuesin e Juventusit duke i shpjeguar se të gjithë në “Milanello” besojnë se ai është përforcimi i duhur për shkak të karakteristikave -taktike, por edhe njerëzore dhe do të ketë një rol qendror në projektin e ri të Paulo Foneskës.

morata

Pasi ka marrë të gjitha garancitë për rastin, Morata, i cili dy ditë më parë arriti në finalen e Euro 2024 me “Furietë e Kuqe”, por që së fundi deklaroi se donte të largohej nga kombëtarja dhe gjithashtu nga atdheu dhe se do të kthehej me kënaqësi në Itali, duket se i është vetëpremtuar “Djallit”. 13 milionët në klauzolë nuk përbëjnë problem për klubin kuqezi, por për momentin do të kishte ende një distancë mes palëve dhe detajet përfundimtare ekonomike të kontratës së re duhet ende të zgjidhen. Milani i ofron sulmuesit spanjoll një kontratë trevjeçare me vlerë katër milionë euro neto në sezon plus bonuse, ndërsa 31-vjeçari nga Madridi kërkon një kontratë katërvjeçare deri në vitin

AL-ITIHADI- Sfumon Pioli, klubi zgjedh Blankun Ishte gati të bëhej trajneri më i paguar italian, por Stefano Pioli nuk do të shkojë të stërvitë Al-Itihadin. Pasi u përfol se punësimi i ish-teknikut kuqezi ishte penguar nga Benzema, klubi arab ka njoftuar dje akordin me Loro Blank. Ishmbrojtësi i Interit do të stërvisë verdhezinjtë, ndërkohë që Pioli tashmë do të duhet të shqyrtojë ndonjë ofertë tjetër. Kujtojmë se ai është ende në borderonë e Milanit. 2028 me një shifër pak më të lartë, rreth pesë milionë ( ai aktualisht fiton 5.5 dhe e di se në moshën 31-vjeçare kjo mund të jetë kontrata e fundit ‘e rëndë’ e karrierës së tij).

ALTERNATIVA – E atëherë, cili mund të jetë plani B? Milani po shikon zgjidhje të ndryshme, sipas një skeme të njohur që nga sezoni i kaluar: shumë lojtarë trajtohen për të njëjtin rol dhe zgjidhet ai me raportin më të mirë cilësi-çmim. Në këtë ndryshim në krahasim me epokën Maldini është i qartë. Xhonatan Dejvid ka qenë në listë për disa kohë, ka një kontratë që skadon në 2025, me kushte relativisht të favorshme, dhe sjell një CV me 20 gola në sezon. Praktikisht një garanci. Samu Omorodion ka një profil shumë të ndryshëm. Nga njëra anë, një rrezik: ai shënoi 8 gola në La Liga me Alaveshin, në sezonin e tij të parë të vërtetë si profesionist.

Nga ana tjetër, një zbulim potencialisht i madh: ai është tri vite më i ri sesa Zirkze dhe është një kandidat për t’u bërë një nga sulmuesit me rritje më të shpejtë në Europë pasi ka fizik, gjuajtje dhe hapësirë për përmirësim. Romelu Lukaku është një rast i veçantë në këtë histori. Milani e di se 10-shi i Belgjikës mund të jetë një mundësi, por ata gjithashtu e dinë se lidhja me Konten ishte dhe mbetet e fortë. Është një mundësi, si të tjerat për të cilat Milani është informuar. Dovbik, në Kampionatin Europian me Ukrainën, nuk bindi, teksa Broja duke u larguar nga Çelsi ka qenë gjithmonë i pëlqyer por kushton shumë dhe në dy sezonet e fundit është kufizuar shumë nga problemet fizike.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tirana barazon rezultatin ndaj Torpedo Kutaisi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.