• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjashtë blerje për Fonseca-n

25/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani nuk do të ndalet tek Alvaro Morata, i cili pas pushimeve si kampion Europe me Spanjën do të vihet në dispozicion të Fonseca-s për nisjen e sezonit të ri në javën e dytë të gushtit.

Nuk është mister që Pavlovic është një objektiv për mbrojtjen, me Milan-in që përpiqet t’i afrohet kërkesave të Salzburgut për mbrojtësin që vlerësohet rreth 25 milionë euro.

“Djalli” do të tentojë të mbyllë së shpejti marrëveshjen për lojtarin serb dhe ndërkohë, për skemën me katër mbrojtës, ata vazhdojnë t’i drejtohen Emerson Royal, për të cilin Tottenham ka vendosur çmimin në rreth 25 milionë.

Në mesfushë, megjithatë, ka dy prioritete për Milanin: Fofana dhe Samardziç, ky i fundit i kërkuar në të kaluarën nga shumë ekipe të mëdha.

Monaco, falë kërkesave edhe nga Premier League dhe La Liga, e ngriti në 35 milionë euro vlerësimin e mesfushorit francez, ndërsa talenti i Udineses do të ndërrojë fanellën për më pak se 25 milionë euro.

Për Samardzic “Djalli” mund të ofrojë kartonin e Adli dhe Pobega për të ulur vlerësimin e serbit të lindur në vitin 2002.

Për më tepër, ende në mesfushë, drejtuesit e kuqezinjve mbeten në kërkim të Rabiot, i cili megjithatë aspiron një pagë dyshifrore dhe një bonus të madh nënshkrimi (rreth 10 milionë të kërkuara nga mamaja-menaxhere).

Në fund për sulmin, pas Moratas, ka presion për Fullkrug që Borussia Dortmund e vlerëson 20 milionë euro.

Me pak fjalë, një shpenzim total prej rreth 140 milionë eurosh, përfshirë çdo shpenzim për bonusin e nënshkrimit të Rabiot.

Next Post

Nga burg rus në Olimpiadë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.