Tuesday, 12. May 2026
Sport

Hungaria demolon Kosovën U18

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Dardanët e rinj pësojnë nga Hungaria!

Kosova U18 te meshkujt ka pësuar humbjen e dytë në FIBA U18 EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Dardanët e rinj janë mundur nga Hungaria me rezultat 99:41 (28:8, 25:16, 18:5, 28:12).

Më i miri te Kosova ishte Andi Ahmeti me 17 pikë e katër kërcime.

Kosova U18 një ditë më parë pësoi nga Estonia, derisa në kuadër të Grupit B, do të ndeshet gjithashtu me Zvicrën, Islandën dhe Poloninë.

Teilen: