Wednesday, 13. May 2026
Sport

Test pozitiv për Milanin e Fonsekës, fiton me përmbysje duelin amerikan me Sitin e Guardiolës

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e parë miqësore e Milanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundoi me fitore në shifrat  3-2, e luajtur në stadiumin Yankee në Nju Jork kundër Mançester Sitit të Pep Guardiolës. 

milan

Lorenco Kolombo shënoi për kuqezinjtë një dygolësh pas dy asistive të marra nga Samuel Chukueze, ndërsa goli i tretë u shënua nga Marko Nasti në një asistim nga Aleksis Saelemaekers. Për kampionëtë e Anglisë shënoi fillimisht Erik Halanda, që ishte edhe goli i parë i sfidës, ndërsa golin e dytë e shënoi MkAti në pjesën e dytë. Pjesa e parë u mbyll me përmbysjen 2-1 për Milanin, falë dy golave të Kolombos

Test pozitiv për skuadrën e Fonsekaa: pjesa e parë interesante, pjesa e dytë me dy fytyra por me golin e fitores nga Nasti, menjëherë pas rikthimit të kuqezinjve në dominim të lojës pas një fillimi të vështirë të pjesës së dytë. Është e qartë se rezultati ka pak rëndësi, pasi primare mbetet përgatitja e grupit për të qenë gati për fillimin e sezonit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: