Wednesday, 13. May 2026
Sport

Lojërat Olimpike: Ja kur pritet të garojë Distria Krasniqi

GS 28/07/2024 1 Min. Lesezeit

Distria Krasniqi sot do të nisë garat në Lojërat Olimpike në Paris.

Xhudistja kososvare do të garojë në kategorinë -52kg, ku kërkon medaljen e dytë Olimpike në karrierën e saj. Në Tokio, Krasniqi arriti që të fitojë medaljen e artë – teksa sot nis rrugëtimin, poashtu për këtë qëllim, e shpresojmë që do ia dal, përcjell GazetaBlic Sport.

Komiteti Olimpik ka njoftuar para pak çasteve se Krasniqi pritet të garojë rreth orës 12.

Ja njoftimi i KOK:

“Garat e xhudos nisin në 10:00, Distria pritet të garojë rreth orës 12:00. Shumë fat dhe suksese kampiones tonë, që synon medaljen e dytë Olimpike”, shkruhet në njoftim.

/GazetaBlic Sport

Teilen: