Distria Krasniqi ka rrespektuar pritshmëritë dhe ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Krasniqi arriti të fitojë përballë xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani në kategorinë 52 kilogramë.
Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e duelit tjetër, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye. Krasniqi ka caktuar objektivin që të fitojë një tjetër medalje për Kosovën, pas suksesit që arriti në “Tokio 2020” duke fituar medaljen e artë.