Sulmuesi holandez, Memphis Depay, ka thënë se pret që edhe shumë futbollistë të tjerë evropiane do t’i bashkohen atij në elitën e futbollit brazilian, para Kupës së Botës 2026.
30-vjeçari Depay ka thënë të enjten në konferencën e tij të parë për shtyp si lojtar i Corinthiansit, por nuk tregoi pse shkoi në futbollin e Amerikës së Jugut.
Depay u prezantua si futbollist i ri i Corinthiansit të mërkurën mbrëma, ndërsa nënshkroi kontratë dyvjeçare.
“Kjo është më e madhe se vetë futbolli. Shumë yje janë nga Brazili, lojtarë të mëdhenj të futbollit. Është Meka e futbollit. Fëmijët në Evropë e shikojnë Brazilin për mënyrën se si luajnë dhe e përjetojnë”, ka thënë Depay të enjten.
Të dhënat e FIFA-s tregojnë se mesatarisht, 1000 futbollistë brazilianë largohen nga shteti çdo vit, shumë prej tyre drejt Evropës.
Depay nuk ka luajtur asnjë ndeshje pas Kampionatit Evropian. Holanda u eliminua nga Anglia në gjysmëfinale.
Ai ka thënë se ka marrë këshilla nga Neymari e Vinicius Juniori për t’iu bashkuar futbollit brazilian.
Depay karrierë ka bërë edhe te Manchester Unitedi, Lyoni dhe Barcelona, para se të transferohej tek Atletico Madridi.