Thursday, 21. May 2026
Sport

VIDEO/ Levandovski bën heroin, Barça “makineri perfekte” në kampionat

GS 25/09/2024 1 Min. Lesezeit

Barcelona duket se funksionon si një “makineri perfekte” në kampionat, ku në 7 javë ka regjistruar 7 fitore, duke udhëhequr me meritë La Ligën. 

levaaaa

Katalanasit e trajnerit Hansi Flik, triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Getafes, me rezultatin minimal 1-0. Ishte bomberi polak Levandovski, ai që bëri heroin në këtë duel, teksa  shënoi golin e fitores në minutën e 19-të. 

Për Levandovskin ky ishte goli i 7-të në 7 jave, teksa udhëheq listën e golashënuesve i ndjekur nga Rafinja dhe Mbape me 5 gola.

Polaku gjithashtu ka dhuruar edhe 2 asiste, duke konfirmuar kështu formën e shkëlqyer që po kalon.  Duelin e radhës Barcelona do e luajë në transfertë ndaj Osasunës.  

GOLI I LEVANDOVSKIT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: