Thursday, 21. May 2026
Sport

Fitorja ndaj Interit, Fofana: Besimi tek Milani është rritur

GS 26/09/2024 1 Min. Lesezeit

Youssouf Fofana luajti 90 minuta për Milanin, në derbin e fituar 2-1 ndaj Interit.

Në një intervistë të dhënë, mesfushori francez shprehet se ky sukses ka rritur optimizmin te skuadra kuqezi.

“Pas fitores ndaj Interit, besimi që na mungonte pak u rrit: tani mund të fillojmë një rrugë të re.

Trajneri Fonseca më kërkon të siguroj ekuilibër: ai dëshiron që unë të jem agresiv për të rikuperuar topin sa më shpejt të jetë e mundur”- tha ai.

Teilen: