Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport” në edicionin e mëngjesit të sotëm, klubi i Milanit ka vendosur të gjobisë Theo Hernandezin pas kartonit të kuq që mori ndaj Fiorentinës (një natë tmerri, pasi shkaktoi një penallti dhe humbi një).
Tashmë kuqezinjtë do të mbeten pa francezin për 2-3 ndeshje, teksa sot pritet të merret vendimi i gjyqtarit sportiv.
Ish-mbrojtësi i majtë i Realit të Madridit, megjithatë, mbetet në rrezik për të humbur ndeshjen e madhe kundër Napolit dhe Milani nuk ka një alternativë të vërtetë në pozicionin ku ai luan.
Muajt e fundit, Theo kishte shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Milani, duke thënë se ndihet mirë me kuqezinjtë.
Në fushë, megjithatë, ai vazhdon të ketë ulje-ngritje dhe shfaq sjellje që nuk i shkojnë një lojtari të kalibrit të tij.