• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fabregas: Ja çfarë kam mësuar nga Pep, Wenger e Mourinho

18/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, foli për ESPN, duke u ndalur te trajnerët prej të cilëve ka mësuar më shumë gjatë karrierës së tij.

Analiza e nis me Pep Guardiolën: “Mendoj se, faktikisht, Guardiola është ai nga i cili kam mësuar më shumë. Ai gjithmonë studion kundërshtarin, gjithmonë e di saktësisht se çfarë do të bëjë dhe jep zgjidhje. Dhe kjo është ajo që unë bëj me lojtarët e mi, sepse ata gjithmonë duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh në fushë, mendoj se Pep më ka ndihmuar shumë në këtë mënyrë për t’i kuptuar gjërat ndryshe.”

Çfarë mendoni për Arsene Wengerin?

“Një zotëri. Gjëja më e mirë që kam mësuar prej tij është durimi që duhet të kesh me lojtarët. E di që durimi në ditët e sotme nuk ekziston, trajnerët janë të brishtë dhe kanë frikë të humbasin dy ndeshje duke e ditur që mund të eliminohesh. Unë i adhuroj të rinjtë dhe kjo kërkon durim”.

Po Jose Mourinho?

“Guxim. Dhe mbi të gjitha mënyra e tij e menaxhimit të dhomës së zhveshjes. Ai luan me mendjen e lojtarëve, kupton se kush është i përgatitur mendërisht për të arritur objektivat. Është i shpejtë për të kuptuar lojtarët, e di se çfarë duhet në atë moment dhe kush mund të japë diçka që skuadra të fitojë ndeshjet”.

 

Next Post

Skandal në Formula 1...

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.