• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi në emergjencë, Thiago Motta konfirmon 7 mungesa ndaj Lazios

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ishte pushimi që priste Thiago Motta. Lista e lojtarëve të lënduar të Juventusit po bëhet gjithnjë e më e gjatë.

I fundit në dyshim është Fagioli, i cili u rikthye jo mirë nga eksperienca e tij me kombëtaren italiane.

McKennie vazhdon në “infermieri” për shkak të disa problemeve muskulare, të pësuara me kombëtaren amerikane. Koopmeiners ka thyerje të brinjës, ndaj do të duhet të presim të paktën ndeshjen e së martës në Champions League kundër Shtutgartit, nëse jo edhe derbin italian në kampionati kundër Interit, të planifikuar për të dielën e 27 tetorit në “San Siro”, për ta parë sërish në fushë.

Në listën e gjatë të mungesave, pa marrë parasysh “pacientët” afatgjatë Bremer dhe Milik, do të shihen edhe dy lojtarë që luajnë të njëjtin rol: Conceiçao për shkak të pezullimit, dhe Nico Gonzalez për shkak të dëmtimit. Të dy nuk do të jenë gati për sfidën kundër Lazios.

Tekniku i bardhezinjve theksoi: “Kundër Lazios dua të shoh performancën, sepse është ajo që të jep rezultatin. Dua ta shoh skuadrën time të luajë mirë, të mbrohet mirë dhe të shkojë përpara. Duhen shumë gjëra për të luajtur mirë. Unë besoj verbërisht se skuadra që luan mirë ka më shumë shanse për të fituar.

Lojtarët e padisponueshëm? Nuk do të kemi Bremer, Milik, McKennie, Koopmeiners, Gonzalez, Weah dhe Fagioli”.

Next Post

Nga Bekenbauer te Gynter Necer, Lotar Mateus zgjedh 10 “magjistarët” e Gjermanisë në histori

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.