• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos tregon tre lojtarët që e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka zgjedhur tre lojtarët të cilët ai mendon se e meritojnë ta fitojnë Topin e Artë para tij.

Këtë verë, pas përfundimit të Euro 2024, që u mbajt në vendlindjen e Kroosit në Gjermani, mesfushori vendosi t’i jap fund karrierës si futbollist aktiv.

Gjatë kohës së tij si lojtar, 34-vjeçari luajti për Bayern Munich, Bayer Leverkusen dhe Madrid.

Së bashku me Casemiro dhe Luka Modric, Kroos ishte pjesë e një prej tresheve më të mira të mesfushës në histori të futbollit.

Kroos pati në total 465 ndeshje për Madridin, duke shënuar 28 gola dhe duke fituar pesë Liga të Kampionëve dhe katër tituj të La Ligas mes trofeve të tjerë.

Në një intervistë së fundmi, Kroos zgjedhi tre lojtarë që e meritojnë ta fitojnë çmimin prestigjioz të Topit të Artë para tij.

“Nëse dikush nga Real Madridi e fiton, jam në rregull. Vini e meriton atë, Jude e meriton atë dhe Carvajal e meriton atë, por nuk më intereson”.

“Unë jam shumë mirë. Nëse e vendos se është kështu, jam i bindur dhe e bëj këtë. Kjo nuk do të thotë se nuk më ka kushtuar mua. Në fund është futboll, ne vuajmë nga gjëra të tjera në jetë”.

Ceremonia e Topit të Artë 2024 pritet të mbahet më datë 28 tetor në Francë.

Yjet e Real Madridit, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë favoritët kryesorë për ta fituar atë, por edhe emra si Rodri, Erling Haaland, Kylian Mbappe dhe Dani Carvajal janë pjesë e kandidatëve potencial.

Next Post

Nuk do të ketë procese dhe fajtorë, te Milani sqarohen në privat. Klubi shpreh besimin ndaj projektit të Fonsekës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.