• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sensacioni i La Ligas do ta konsideronte largimin nga klubi aktual vetëm për Barcelonën

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alex Baena ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar në La Liga gjatë 12 muajve të fundit.

Që nga starti i vitit 2024, ai ka regjistruar 14 asistime, teksa më herët gjatë kësaj jave shënoi golin e dytë për Spanjën.

Për shkak të formës së tij të mirë, Baena rregullisht është lidhur me një largim të mundshëm nga Villarreali, klubi i tij i fëmijërisë.

Atletico Madridi është bërë klubi i fundit që po raportohet se ka një interesim për të dhe po konsiderohet që spanjolli do të jetë objektivi i tyre kryesor verën e ardhshme.

Sidoqoftë, Sport ka raportuar se Baena nuk është i interesuar për një kalim tek Atletico Madridi, ndërsa ai do të refuzonte edhe ofertat nga Liga Premier.

Kjo për shkak se siç shton raporti, Baena do të largohej nga Villarreali vetëm për t’u bërë pjesë e Barcelonës të cilët i konsideron si ‘klubi i ëndrrave’.

Nuk ka asnjë dyshim se Baena është një lojtar fantastik, por me gjasë nuk do të përshtatej tek Barça pasi ata tashmë kanë disa opsione në mesfushë.

Next Post

Dzeko nuk ka dyshime: Lautaro është për “Topin e Artë”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.