Ka filluar sot në Pejë, Kampionati Ballkanik i Xhudos U23 “Balkan Judo Championship U23”, që do të zhvillohet për dy ditë në palestrën e sporteve “Karagaçi”.
Në këtë Kampionat, po marrin pjesë mbi 10 shtete me mbi 150 xhudistë të cilët vijnë në Pejë për të dhuruar emocione të forta dhe ndeshje të bukura.
Ekipi kosovar i xhudos do të përfaqësohet me xhudistët më të mirë të kësaj grupmoshe dhe është favorit për të fituar medaljet kryesore, në të gjitha kategoritë.
Federata e Xhudos e Kosovës është organizatore e këtij kampionati, derisa ekipi xhudistët kosovarë po udhëhiqen nga mjeshtri i xhudos, Toni Kuka, fituesja e medaljes së artë olimpike, Majlinda Kelmendi dhe trajneri Fatos Tabaku.
Ceremonia zyrtare e hapjes është e paraparë të shtunën nga ora 16:00, ndërsa blloku final nis nga ora 16:30.