• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Salah do nga Liverpooli t’i plotësojë një ‘kërkesë të çmendur’

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje nga kërkesat e Mohamed Salah për t’u futur në negociata të reja me Liverpoolin për rinovimin e kontratës tashmë janë zbuluar.

Kontrata e Salah me gjigantin anglez pritet të skadojë në fund të sezonit 2024-2025, që do të thotë se ai po futet në muajt e tij të fundit të qëndrimit në klub.

Sulmuesi egjiptian ka qenë lojtari kryesor i suksesit të Liverpoolit këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime në 11 ndeshje deri më tani.

Me këtë në mendje, Liverpooli do të jetë i etur që të sigurojë të ardhmen e tij në klub sa më shpejt që të jetë e mundur dhe tani, disa detaje nga kërkesat e Salah raportohet se janë zbuluar.

Sipas “Football Insider”, Salah po kërkon një kontratë e cila do ta mbajë atë te Liverpooli deri në verën e vitit 2027, atëherë kur do të jetë 35-vjeçar.

Ky lajm vjen nga raportimi i Gabriel Agbonlahor se Salah është pajtuar me kushtet personale me një klub nga Arabia Saudite, që i ka ofruar atij një “mega kontratë”.

Sidoqoftë, burimet kanë zbuluar se te Liverpooli ‘nuk janë të shqetësuar’ për këto lajme dhe besojnë që do të mbeten në një pozitë të favorshme për t’i ofruar një kontratë të re.

“Të Kuqtë” besojnë se preferenca e Salah është që të qëndrojë në Angli te Liverpooli, aty ku u transferua në verën e vitit 2017 nga Roma.

Next Post

Lewandowski vs Kane, përplasje gjigantësh, sulmuesi i Bayernit: Betejë e vështirë!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.