• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Lewandowski tregon se kush ka qenë kundërshtari më i vështirë në karrierën e tij

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka emëruar kundërshtarin e tij më të vështirë në karrierë dhe çuditërisht, ai është një legjendë e Real Madridit.

36-vjeçari cilësohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në botën e futbollit gjatë dy dekadave të fundit.

Ai iu fut skenës së futbollit tek klubi polak Znicz Pruszkow dhe Lech Poznan para se t’i bashkohej Borussia Dortmundit të Jurgen Klopp në 2010.

30 golat e tij ndihmuan ekipin e Kloppit ta fitojë Bundesligën në vitin 2011 para se t’i udhëhiqte ata në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2013 ku u mposhtën nga Bayern Munich.

Forma e tij e mirë e golave bëri që të fitonte një transferim te Bayerni, aty ku vazhdoi të shënojë pa ndalim, teksa realizoi 344 gola në 375 ndeshje para se të ‘braktisë’ Gjermaninë për t’u transferuar në Spanjë tek Barcelona.

Polaku ishte pjesë e ekipit të Barçës që u shpall kampion i La Ligas në sezonin 2022-2023, por në sezonin 2023-2024, ai dështoi që ta ndihmojë ekipin të fitojë trofe, teksa dështoi të shënojë 20 gola për herë të parë që nga sezoni 2014-2015.

Sidoqoftë, përkundër rivalitet të madh, Lewandowski më parë kishte rrëfyer se një legjendë e ‘Los Blancos’ ishte kundërshtari i tij më i vështirë.

“Kundërshtari më i vështirë? Ka shumë mbrojtës të mirë, por ka qenë gjithmonë mirë që të kisha duele ndaj Sergio Ramos”.

“Unë isha gjithmonë i lumtur që të garoj me të”, ka thënë Lewandowski për “GOAL”.

Next Post

Leonardo Bonucci i bashkohet stafit të Kombëtares italiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.