Napoli dhe Milani janë përballur 175 herë në të gjitha turnetë dhe bilanci është: 70 fitore kuqezi kundrejt 51 napolitane. Tabloja plotësohet nga 54 barazime
– Bilanc në ekuilibër thuajse total në 11 ndeshjet e fundit midis Milanit dhe Napolit në Serinë A: katër fitore për “Djallin” dhe katër barazime, me tre suksese për napolitanët që kishin regjistruar 7 suksese në 10 ndeshjet e mëparshme mes dy skuadrave në kampionat (2B, 1H).
– Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e fazës së pare të vitit të kaluar, Milani dhe Napoli mund të barazojnë të dyja ndeshjet e para sezonale të Serisë A në dy vite radhazi për herë të parë që nga viti 2019/20 2020/21 (1-1 dhe 2-2 në atë rast).
– Napoli e ka mbajtur portën e paprekur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të kampionatit, praktikisht po aq herë sa në 34 ndeshjet që paraprinë këtë seri. Njëkohësisht, ekipi i Kontes ka mbetur i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të kampionat (7 fitore, 1 barazime), çka bën që kjo te jetë seria më e mirë që nga shkurti 2023 (8 F) në atë rast në Serinë A.
– “Djalli” dhe Napoli kanë barazuar 26 nga 75 ndeshjet në “San Siro” në Serinë A (33 fitore kuqezi dhe 17 napolitane): nga njëra anë, vetëm kundër Juventusit (34) kuqezinjtë kanë arritur më shumë barazime në ndeshjet në shtëpi. Ndërkohë kundër Romës (29) napolitanët kanë regjistruar më shumë shenja “X” në transfertat e Serisë A.
– Mateo Politano i ka shënuar pesë gola kundër Milanit në Serie A, ndaj asnjë skuadre nuk ka shënuar më shumë në turne (pesë edhe kundër Xhenoas). Katër nga pesë golat e tij kanë ardhur në “San Siro”. Që nga sezoni 2016/17, vetëm Edin Xheko (pesë) ka shënuar më shumë në transfertë kundër kuqezinjve në Serinë A.
– Xhovani Di Lorenco ha shënuar tre gola në këtë kampionat me fanellën e Napolit, teksa në karrierë nuk ka bërë kurrë më mirë në një sezon të vetëm të Serisë A.
– Në 10 ndeshjet e fundit Milan-Napoli në Serinë A, është dhënë vetëm 1 penallti: 18 shtator 2022, 2-1 për napolitanët me një goditje nga njëmbëdhjetë metra e dhënë kur rezultati ishte 0-0 (gol i Politanos, që do të ishte pasuar me golin nga Zhirusë për vendësit dhe Simeone, për miqtë).
PANORAMASPORT.AL