• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Formacioni i mundshëm i Juventusit/ Gati rifiton vendin e titullarit, ndryshime edhe në mesfushë

30/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të luash çdo tri ditë është e komplikuar, por ta bësh këtë gjë kur e ke infermierinë plot, është akoma edhe më e vështirë. Këtë gjë e di mjaft mirë Tiago Mota që pas derbit, do të sfidojë me Juventusin e tij Parmën, ndërsa në horizont janë edhe dy ndeshje të tjera të ngjeshura pranë njëra-tjetrës.juvePër këtë arsye, italo-brazilianit i duhet të menaxhojë forcat fizike dhe mendore të lojtarëve, sidomos kur vijnë nga një derbi shumë të mundimshëm dhe ezaurues e që përfundoi me rezultatin 4-4. Për këtë arsye edhe pse mundësitë nuk janë të shumta, Mota pritet të bëjë disa ndryshime për përballjen ndaj Parmës në mënyrë që t’i japë pak frymëmarrje lojtarëve. Di Gregorio do të jetë pushim duke i lënë fanellën e titullarit Matia Perinit.

Në mbrojtje Gati me shumë gjasë do të ketë një fanellë titullari në vend të Danilos, ndërsa Savona, Kalulu dhe Kambiazo do të plotësojnë repartin difensiv. Në stol këtë herë ulet Kabal. Ka fituar terren për një fanellë titullari edhe Kefren Turam që do t’i japë mundësinë e pushimit Manuel Lokatelit.

Reparti para mbrojtjes do të plotësohet nga Faxholi, ndërsa Konseisao, Mek’Keni dhe Jildiz do të mbështesin Dushan Vlahoviçin. Rikthehet edhe Kopmeiners nga dëmtimi, por që nuk pritet të startojë ndeshjen si titullar. Vazhdojë të mbeten në infermieri Duglas Luiz dhe Niko Gonzalez.DRFHPANORAMASPORT.AL

Next Post

​Conte e pranon: Napoli lufton për titull

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.