Monday, 31. August 2026
Sport

Europa League: Besiktas-Maccabi spostohet në Hungari

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Hungaria do të presë ndeshjen e Europa League mes Besiktas dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv më 28 nëntor, e planifikuar fillimisht të zhvillohej në Stamboll. Këtë e ka bërë të ditur UEFA. “Do të luhet në Debrecen, prapa dyerve të mbyllura, me vendim të autoriteteve lokale hungareze”, saktësoi organi evropian i futbollit.

Javën e kaluar Besiktas njoftoi se ndeshja do të luhej në një vend neutral për arsye sigurie, por ende nuk dihej vendi i ri i ndeshjes. Takimi mes dy klubeve u konsiderua me rrezik të lartë pasi presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shtuar sulmet verbale ndaj liderëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gaza.

Teilen: