Monday, 31. August 2026
Sport

Partizani mbetet me pasoja nga derbi, dëmtimet bëhen makth i mesfushorit

GS 11/11/2024 1 Min. Lesezeit

Adnard Mehmeti dhe dëmtimet duket se nuk po i ndahen njëritjetrit gjatë më shumë se një viti që kur mesfushori është transferuar te Partizani nga Erzeni për shumën e 100 mijë eurove.

Në këtë sezon ai është titullar i padiskutueshëm.

Por herë pezullimet e herë lëndimet nuk po e lejojnë të jetë stabël dhe të tregojë cilësitë e tij.

Edhe kundër Dinamos, i riu nga Vushtrria la fushën në pushimin mes pjesëve prej problemeve fizike.

Teilen: