Monday, 31. August 2026
Sport

Legjenda e Anglisë largohet pas 26 vjetësh nga BBC

GS 12/11/2024 2 Min. Lesezeit

Ish-qendërsulmuesi i Anglisë, një nga personazhet më të njohur të televizionit britanik, Gary Lineker, ka shpallur lamtumirën e tij nga BBC.

Protagonist i polemikave të shumta të viteve të fundit për shkak të pozicioneve të tij progresive, kryesisht për çështjet që lidhen me emigracionin, Lineker do të largohet nga drejtimi i “Match of the Day” majin e ardhshëm, duke ndërprerë përfundimisht të gjitha angazhimet me rrjetin kombëtar britanik kur kontrata aktuale skadon pas Kupës së Botës 2026.

Ish-drejtori i përgjithshëm i BBC, Greg Dyke, i cili në më shumë se një rast kishte hyrë në një kurs përplasjeje me Lineker për komentet e tij të shpeshta, madje edhe të natyrës politike, e komentoi largimin e ‘yllit’ televiziv si një ndryshim fiziologjik, pas 26 vitesh drejtimi i një prej programeve më të ndjekur.

Lineker ka punuar në TV që nga viti 1999, menjëherë pas ‘varjes së këpucëve’, në fund të një karriere gjatë së cilës veshi fanellat e Leicesterit, Tottenhamit, Barcelonës, përpara një eksperience edhe në Japoni.

Ai shpejt u bë, falë humorit të tij të mprehtë anglez dhe njohurive të thella të lojës, një nga komentuesit më të njohur në televizionin publik, duke fituar gati dy milionë euro në vit.

Teilen: