• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova shkon në pushim me epërsi, por edhe me një lojtar më pak

18/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë me rezultat 1-0, në ndeshjen që po zhvillohet në “Fadil Vokrri” në kuadër të xhiros së gjashtë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Ndeshja nisi shumë mirë për Dardanët, që arritën të shënonin që në start.

Fillimisht ishte Edon Zhegrova që në minutën e dytë që provoi me një gjuajtje të fortë nga distanca, por topi shkoi mbi portë.

Në minutën e pestë, një presion i sulmit të Kosovës solli sukses. Albion Rrahmani vjedh një top nga mbrojtja, pason te Vedat Muriqi, i cili me të parën gjen Muharrem Jasharin në zonë për të shënuar për 1-0.

Pas golit për disa minuta ndeshja nuk prodhoi shumë gjëra, me lituanët që kërkonin golin nga kundërsulmet.

Në anën tjetër, Vedat Muriqi, provoi një herë me koë dhe rrezikoi, por paraprakisht kishte shkaktuar faul.

Në fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Muharrem Jashari, nga VAR u konsiderua si e rrezikshme, duke e përjashtuar nga loja mesfushorin.

Atmosferë fantastike në “Fadil Vokrri”, ku tifozët i duhen Kosovës në pjesën e dytë për të marr fitoren.

Next Post

Goditje e rëndë për Ukrainën para sfidën me Shqipërinë, humb gjyqin në CAS

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.