Tuesday, 25. August 2026
Sport

Kupa e Botës në Ski/ Lara Colturi zhvillon garën e sllallomit gjigant në pistën e Killington, vendi që renditet

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Garat e Kupës së Botës për femra në ski kanë vijuar sot në Amerikë, ku në pistën e Killington u zhvillua gara e sllallomit gjigant.

Në pistë ka zbritur edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi.

Ajo është klasifikuar në vendin e nëntë në përfundim të dy zbritjeve, duke dhënë kohën e përgjithshme 1’55”62.

Pas zbritjes së parë dha kohën 57”41 e më pas regjistroi kohën 58”21 në zbritjen e dytë.

Një tjetër paraqitje e mirë e skiatiores 18-vjeçare shqiptare, që grumbullon pikë të rëndësishme në garat e Kupës së Botës.

Një javë më parë, ajo u ngjit në podium (e dyta) në garën e zhvilluar në Gurgl (Austri).

Në pistën e Killington do të zhvillohet sot edhe gara e sllallomit, ku sërish do të garojë Lara Colturi për ngjyrat kuqezi.

 

 

Teilen: