Tuesday, 25. August 2026
Sport

NBA/ Humbja e katërt radhazi për Golden State, rezultatet

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Duket se ekipi i Golden State ka hyrë në krizë, duke pësuar humbjen e katërt radhazi në NBA.

Skuadra e Warriors u mund 113-105 nga Phoenix, sfidë ku u dallua Devin Booker me 27 pikë.

Pa probleme fiton ekipi i Milwaukee, që mundi 124-114 Washington, duke ngjitur shkallët në renditje.

Antetokounmpo protagonist në fushë me një “triple double”, duke realizuar 42 pikë, 12 rebound e 11 asist.

Pa probleme fiton Dallas, që falë 30 pikëve të Kyrie Irving, mundi 106-94 Utah Jazz jashtë fushe.

Fiton edhe Philadelphia, që mundi 111-96 Detroit, ku diferencën në fushë e bëri Tyrese Maxy me 28 pikë.

Rezultatet

Charlotte-Atlanta            104-107

Detroit-Philadelphia       96-111

Milwaukee-Washington 124-114

Phoenix-Golden State     113-105

Utah Jazz-Dallas            94-106

 

 

 

Teilen: