Tuesday, 25. August 2026
Sport

Rezultatet dhe renditja/ Përfundon java e 15-të në Superligën e Kosovës, nuk mungojnë surprizat

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Sot është mbyllur java e 15-të në Superligën e Kosovës. Prishtina mposhti Dukagjinin me një gol që erdhi në frymën e fundit.

Në anën tjetër Malisheva ia doli të fitojë me rezultatin 0-1 përballë Gjilanit.

Më parë kishin fituar dhe Drita 2-3 ndaj Ballkanit dhe Feronikeli 3-1 përballë Suharekës.

Sfida e vetme që u mbyll barazim, 1-1, u luajt ndërmjet Llapit dhe Ferizajt.

Aktualisht Drita kryeson e shkëputur me 6 pikë nga Malisheva ndjekëse.

Tetë pikë më pak se kryesuesit kanë ndërkohë kampionët e Ballkanit.

Image

Teilen: