Tuesday, 25. August 2026
Sport

Trajneri i Las Palmasit pasi mposhti Barcelonën: Le ta shijojnë tifozët, është për ta

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Las Palmasi ka marrë një fitore të papritur ditën e djeshme.

Klubi spanjoll ka mposhtur Barcelonën me rezultatin 1:2.

Një rezultat historik, pasi një fitore e tillë në Barcelonë nuk arrihej që prej vitit të largët 1971.

Trajneri i Las Palmasit ia ka kushtuar këtë triumf tifozerisë së tij, e cila shpesh ka vuajtur me rezultatet që ka marrë skuadra në kampionat.

“Është një ditë historike, sepse këtu nuk fitohej që nga 1971-shi.

Kjo fitore është për tifozerinë tonë, që na janë shoqëruar gjithmonë dhe ka vuajtur.

Është një ditë shumë-shumë e bukur. Le ta shijojnë, sepse është për ta.

Lojtarët dhanë gjithçka”, ka deklaruar Diego Martinezi.

Teilen: