Tuesday, 25. August 2026
Sport

Momentet e panikut në Fiorentina-Inter, presidenti Marota: Vendimi për të ndërprerë dhe shtyrë ndeshjen ishte spontan

GS 01/12/2024 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Interit, Bepe Marota, foli pas situatës dramatike, ku futbollisti i Fiorentinës, Bove, humbi ndjenjat në fushë, pas një kolapsi, në minutat e para në duelin ndaj zikaltërve. 

Inter-Milan-CEO-Beppe-Marotta-3-900x598

Në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, Marota ndër të tjera u shpreh: 

“Fola pak më parë më drejtorin Prade, është në spital bashkë me drejtuesit e tjerë të Fiorentinës. Vendimi për të ndërprerë dhe shtyrë ndeshjen ishte spontan nga të dy palët, i shprehim mbështetjen tonë Fiorentinës, nga ana e gjithë familja e Interit. Jemi një komunitet dhe ishte një vendim spontan. Kisha dëshirë ta theksoja këtë.  

Rikuperimi i ndeshjes? Nuk e kemi diskutuar ende këtë temë, pasi jemi përballë një fakti shumë të rëndësishëm për shëndetin e djaloshit që shpresojmë që të mos jetë asgjë veçanërisht e rëndë. Do të kemi mundësi në të ardhmen ta përballojmë këtë temë”, deklaroi Marota.   

PANORAMASPORT.AL

Teilen: